Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lennart Karl, “Messi” i Bayern/ Talenti bavarez vendos rekord në Champions, kalon edhe Mbappe

schedule13:05 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 13:05 - 10 Dhjetor, 2025

Paraqitja e tij ishte sërish e pa njollë. Liga e Kampionëve ka gjetur një hero të ri, një gjerman i cili duket sikur ka lindur në vendin e Mesit apo Maradonës.

Lenard Karl theu rekordin e Kilian Mbapesë si më I riu futbollist që shënon në tri ndeshje radhazi në Champions.

Adoleshenti I Bajernit realizoi në fitoren 3-1 në Mynih ndaj Sportingut, në moshën 17 vjeç e 290 ditë.

Mbape ia kishte dalë 18 vjeç e 113 ditë.

Nuk po flasim për Mesin apo Ronaldon, që e kanë bërë këtë gjë kur ishin përkatësisht 21 e 22 vjeç.

Karl është zbulimi I madh I sezonit dhe jo vetëm për gjigandët bavarezë.

Ai ka tre rrjeta në 4 ndeshje aktivizimi në Europë, e dy gola në 11 ndeshje në Bundesligë, ndërsa gjithsej është aktivizuar 20 herë këtë stinor.

Shoku I tij tek Bajerni, Xhoshua Kimih ka deklaruar se një lojtar i tillë i përket padyshim kombëtares gjermane, një ftesë kjo për trajnerin e “teutonëve” Julian Nagelsman, që ende nuk e ka thirrur në përfaqësuese.

Gjermania duket se ka gjetur një tjetër yll me klas të lartë si dikur Tomas Hesler apo i pafati Sebastian Dajsler./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!