Lëndohet duke notuar në pishinë i riu në Sarandë, niset drejt Traumës

schedule16:29 - 21 Korrik, 2022

schedule 16:29 - 21 Korrik, 2022

Një 30-vjeçar nga Dibra është lënduar në një pishinë në Sarandë. Sipas policisë, i riu M. J., 30 vjeç,  dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë.

30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al