Lëmshi në KOKSH, Martin Biba-Anxhakut: Je kreu i bandës, asambleja ishte e paligjshme

schedule23:37 - 14 Janar, 2021

schedule 23:37 - 14 Janar, 2021

Martin Biba, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC, foli për zhvillimet e fundit në KOKSH. Shkarkimi i presidentit Viron Bezhani dhe hedhja poshtë e ndryshimeve në Statut nuk janë pritur mirë nga një pjesë e mirë e federatave.

“Asambleja ishte e jashtëligjshme. Nuk kishte asnjë përfaqësues të ministrisë, as nga jashtë, as unë nuk u lashë prej protokolleve. Terr informativ, ishte pa media. Unë filmova nga jashtë dhe e transmetova. Në errësirë mund të aludojë kushdo, unë e bëj edhe zyrtarisht si kandidat për president”.

 

“Vetëm një njeri që e ka mirë me qeverinë e organizon. Kush është një nga kandidatët? Fidel Ylli. Ti je presidenti i bandës (i drejtohet Skënder Anxhakut, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit). Unë kam bërë propozimin për organizimin e asamblesë. Kush është ai burrë apo grua që merr përsipër të organizojë një asamble të paligjshmëri.

Nuk është normale, serioze. Duhet të kemi moral para njerëzve. Grumbullohen si miza pas pika pika, se nuk dua të them fjalë tjetër. Kujt i prishte punë hyrja ime në sallë. Zëvendëspresidenti Vojo Malo është anëtar i komisionit teknik, kandidat për presidenti, një ish-hetues i partisë punës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!