Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli në një lidhje me “Skype” me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo ka folur për mundësitë turistike që ofron qyteti jugor këtë verë.
I pyetur nga gazetari Xhafo se çfarë ofron Vlora dhe a ka mundësi t’i përgjigjet të gjitha kërkesave, Leli tha se Bashkia Vlorë, por edhe bizneset, janë të gjitha në gatëishmëri të plotë për t’u shërbyer turistëve me të gjitha mënyrat.
Ai theksoi se çdo vit Vlora përmirëson cilësinë e shërbimit.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: Një nga të pranishmit, Oltion Çaçi, më ka thënë se Vlora nuk do ta rrijë nivelin e shërbimit të Golemit as për 20 vitet e ardhshme. E ndani këtë mendim?
Leli: Unë nuk kam qenë kurrë në Golem nuk mund të krahasoj asgjë me Vlorën. Mund të jetë e vërtetë, nuk e di, por për mua Vlora ka një cilësi shërbimi të admirueshme.
Xhafo: Deti në Vlorë nuk ka ikur, atje është gjithmonë. Ka ndonjë specifikë oferta turistike e Vlorës sivjet?
Leli: Unë dua t’u them të gjithëve se oferta vijon të ketë shërbime më të përmirësuara, infrastrukturë më të mirë. Jemi në maksimumin e të gjitha gjërave. Jemi në përmirësim të vazhdueshëm. Unë sot kam qenë me një grup italianësh për prezantimin e një projekti për ruajtjen e një tradite lokale. Strukturat hoteliere në Vlorë janë me një standard orendimi shumë të mirë, kushte të pranueshme. Vlora ngelet një ofertë turistike që e bën vizitorin të ndjehet mirë. Një destinacion i ri që shtohet tani në ditët e para të korrikut është rruga e Lumit të Vlorës, që të bën të shmangësh Llogaranë duke mbërritur në Qeparo. Paketa turistike që Vlora ofron është në përmirësim të vazhdueshëm.
Xhafo: A ka Vlora problem tejngopjen?
Leli: Vlora jo vetëm që tejngopet, por shihet një sforco e njerëzve që mbajnë qytetin me shërbime. Fluksi i turistëve arrin pikun e vet në gusht. Vlora ka nevojë për shumë më shumë shtretër se sa ka aktualisht.
Xhafo: Sa i madh është plazhi publik në Vlorë?
Leli: Gjithmonë ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm. Në Vlorë ne kemi një plazh që ua kemi lënë si hapësirë qytetarëve dhe nuk ua kemi lënë bizneseve. Kemi kërkesa në rritje për të pasur hapësirë plazhi. Ne kemi vendosur që në hapësira midis pallateve, ku ka rrugë kalimi, iu është lënë qytetarëve, ndërsa përballë pallateve u kemi lënë mundësinë bizneseve t’i marrin me qera.
/Abcnews.al/