Leku 6 përqind më i fortë se euro/ BSH: Euro u dobësua në pjesën e parë të vitit pavarësisht ndërhyrjes

schedule15:08 - 7 Tetor, 2024

schedule 15:08 - 7 Tetor, 2024

Leku ka vijuar revanshin kundrejt monedhave të huaja.Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë Norma vjetore e mbiçmimit të Lekut ishte 6% në fund të qershorit.Kursi i këmbimit të Lekut ka vijuar të mbiçmohet ndaj valutave kryesore, por shpejtësia e mbiçmimit është forcuar edhe më tepër në javët e fundit ku një euro po këmbehet me 98.8 lekë një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë në vendin tonë.

Banka e Shqipërisë ka vijuar të zhvillojë ankande për blerjen e Euros, duke i shërbyer objektivit për rritjen e rezervës valutore por efekti duket se ka qenë minimal.Një fenomen interesant është edhe fakti se qytetarët shqiptar dhe bizneset kanë rritur ndjeshëm kursimet në euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë në muajin gusht kursimet e shqiptarëve dhe të kompanive u rritën në total me 19 miliardë lekë, kryesisht të ndikuara nga depozitat në valutë.Rritja e depozitave në euro është një tregues për fluksin e lartë të kësaj monedhe në vendin tonë gjatë këtij viti dhe korrespondon me faktin e numrit të lartë të turistëve por edhe me ardhjen e emigrantëve.

Në fund të muajit gusht depozitat në euro rezultuan 7.92 miliard euro me një rritje prej më shumë se 11%. Forcimi i lekut mund të stimulojë depozitat në monedhën vendase, por e kundërta ka ndodhur pasi depozitat në lekë kanë regjistruar një rënie të lehtë për të dyja kategoritë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!