U arrestuan pak ditë më parë, lirohen nga qelia dy inspektorët

schedule18:22 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 18:22 - 5 Dhjetor, 2021

Alian Zabeli dhe Donald Ziu, dy inspektorët e arrestuar pak ditë më parë në Elbasan për shkak se akuzoheshin se kishin lejuar ndërtimet pa leje janë liruar ditën e sotme.

Burime bëjnë me dije për ABC se lirimin i tyre mban “firmën” e prokurorit të Elbasanit që ka dërguar në gjykatë kërkesën për lirimin e tyre nga paraburgimi.

Kjo e fundit pas marrjes së kërkesës ka çmuar si të paligjshëm arrestimin e dy inspektorëve të Inspektoratit Vendor, Elbasan.

Nga sa mëson ABC dy inspektorët u arrestuan për ndërtimin e një hoteli gjigant në zonën e llixhave, pronari i të cilëve u vu në kërkim policor pak ditë më parë nga uniformat blu. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!