Lejuan ndërtimin e hotelit gjigant, kush janë dy inspektorët e arrestuar në Elbasan

schedule08:49 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 08:49 - 3 Dhjetor, 2021

Elbasan  –   Janë vënë në prangat e policisë, dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan si dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan.

Të arrestuari janë D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës“;

– I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë:

Elbasan – Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Arrestohen në flagrancë për shpërdorim detyre, dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan.

Shpallet në kërkim pronari i një hoteli në Lixha, për ndërtim të paligjshëm.

Në vijim të operacionit policor të koduar Lixha, si rezultat i kontrollit të territorit për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“;

– I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjatë hetimeve të kryera për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, Njësia Administartive Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit T. P., është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi T. P. ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

./abcnews.al/