Lejuan ndërtime pa leje/ Lushnje, dy kryeinspektorë dhe dy inspektorë të IKMT dënohen me 4 muaj burg

schedule10:29 - 28 Mars, 2024

schedule 10:29 - 28 Mars, 2024

Dymbëdhjetë persona janë dënuar pasi lejuan ndërtime pa leje në Lushnje.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se mes të dënuarve, janë dy kryeinspektorë dhe dy insepektorë të IKMT.

Gjergji Mëhilli, Isa Buzi, Kudret Sulo dhe  Xhezmi Zlali janë dënuar me 4 muaj burgim.

“Kemi të bëjmë me 4 zyrtarë të lartë, dy inspektorë dhe dy të tjerë kryeinspektorë. Janë dënuar me nga 4 muaj burg dhe u hiqet e drejta për të ushtruar detyrën. Bëhet fjalë për ndërtime të kryera kryesisht në zonat rurale dhe biznese. Janë kryer nga prilli i vitit 2019 deri në mars 2022. Prokuroria dyshon se janë bërë ndërtime të paligjshme dhe ka pasur raste të korrupsionit”, raportoi gazetarja Davidhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!