Janë mbyllur dy sfidat e orës 17:30 në Premier League. Leicester City ka mposhtur në sekondat e fundit ekipin e Everton, me përmbsyje 2-1. “Dhelprat” e panë veten në disavantazh që në minutën e 23-të, kur braziliani Richarlison shënoi për Everton.
Në pjesën e dytë, Leicester përmbysi gjithçka. Fillimisht Vardy dhe në sekondat e fundit Ihenacho, i dhanë tri pikët të besuarve të Rodgers. Me këtë fitore, Leicester ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe është ekipi i vetëm që po ruan ritmin e Liverpoolit kryesues, me 40 pikë.
Në takimin tjetër, Manchester United nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim 2-2 përballë Aston Villës. Të dy skuadrat ndanë nga një pikë që nuk i bën punë as njërës, as tjetrës. Stoli i Solskjaer vazhdon të mbetet në rrezik./abcnews.al