Lehtësohen masat për shkak të pandemisë, Ministria e Shëndetësisë tregon vendimin

schedule18:30 - 15 Qershor, 2021

schedule 18:30 - 15 Qershor, 2021

Në kuadër të planit të lehtësimit të miratuar për muajin qershor, nga dita e sotme në ambientet e jashtme do të lejohen grumbullime deri në 50 persona.

Lajmi është bërë në një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë në faqen e saj zyrtare. Deri më sot në ambiente të jashtme janë lejuar 10 persona.

“Plani i lehtësimit të masave anti COVID qershor 2021. Nga sot grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona”, thuhet në njoftim

Shifrat e COVID kanë pasur një trend rënie përgjatë muajit të fundit. Sot MSH njoftoi për 8 raste të reja dhe një humje jete, ndërsa Vlora është qarku i parë që del nga harta e infektimeve. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!