Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lehtësuar masat në kuadër të pandemisë. Sipas rekomandimeve Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, qeveria hoqi mbajtjen e maskave në hapësira të mbyllura përveç spitaleve, transport publik, farmacive dhe shtëpitë e të moshuarve.
Në lidhje me këtë pikë, edhe pse hiqet mbajtja e maskave në hapësira të mbyllur, qeveria afirmon rekomandimin që në hapësira të mbyllura, personat mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë dhe me imunitet të vogël të mbajnë maska.
Po ashtu hiqet ndalesa për mbajtje të maskave gjatë mësimin në edukatë fizike si dhe ndalesa për organizim të ekskursioneve dhe mësimit në natyrë.
Ndër masat që po shfuqizohen është masa për izolim të detyrueshëm të personave që kanë pasur kontakte të ngushta me raste pozitive me COVID-19.

