Lehtësimi i masave kundër Covid në RMV, ministri i Shëndetësisë: Dasmat lejohen me 100 persona

schedule15:40 - 28 Maj, 2021

schedule 15:40 - 28 Maj, 2021

Nga 1 qershori dasmat dhe festat familjare mund të organizohen në ambiente të hapura. Kjo është një nga masat lehtësuese të propozuara nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë sqaroi se kapaciteti i personave në dasmë duhet të jetë maksimumi 100 persona.

“Ky vendim lejon organizimin e dasmave. Këtë javë do të miratojmë protokollet përkatëse për organizimin e eventeve, koncerteve, të cilat do të jenë të vlefshme nga 15 qershori”, tha Ministri i Shëndetësisë  Venko Filipçe.

Gjithashtu masat e tjera që u propozuan ishin heqja e mbajtjes së maskave në ambiente të hapura, ndërsa në ambiente të mbyllura , në transport publik dhe ambiente ku ka më shumë se 6 persona, mbajtja e maskës mbetet në fuqi.

Gjithashtu aktivitetet sportive në ambiente të hapura do të lejohen me 30 % të kapaciteteve. Këto vendime pritet të miratohen në seancën e radhës të qeverisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!