“Legjionarët” zhvillojnë stërvitjen e parë, 4 mungesa në radhët e Kombëtares

schedule17:16 - 9 Tetor, 2023

schedule 17:16 - 9 Tetor, 2023

“Legjionarët” tanë kanë nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Republikës Çeke të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes, në mitikun “Air Albania”.

Deri më tani, në “Shtëpinë e Futbollit” kanë mbërritur 21 prej 25 futbollistëve të grumbulluar nga tekniku Sylvinho, të cilët ishin edhe në dispozicion të stafit teknik për stërvitjen e parë ekipore.

Në stërvitjen e parë kanë munguar Ardjan Ismajli, i cili është dëmtuar dhe ka humbur zyrtarisht përballjet e tetorit për shkak të një dëmtimi, Klus Gjasula, i cili ka një infeskion në bajame, si dhe dy “bomberat” e sulmit, Mirlind Daku e Myrto Uzuni, me të parin, i cili mbërriti vetëm pasditen e sotme në Tiranës, në beratasi do të zbarkojë në aeroportin e Rinasit, në orët e vonë të kësaj të hëne.

Skuadra u nda në dy grupe, me lojtarët që kanë luajtur të premte e të shtunë, të cilët zhvilluan një stërvitje të plotë, si dhe ata që kanë luajtur ditën e dielë, të cilët u fokusuan te një stërvitje e lehtë dhe punë në palestër.

Në këto kushte, e marta do të jetë seanca e parë me grupin e plotë për teknikun brazilian, që do të kryejë vetëm tre seanca në total, deri në ndeshjen e të enjtes në mbrëmje ndaj Çekisë, një sfidë ku Shqipëria do të kërkojë fitoren, për të plotësuar “ëndrrën” e Euro 2024. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!