Legjionarët ngrejnë 7 trofe, sezon fantastik nga lojtarët kuqezi në Europë

schedule11:54 - 26 Maj, 2024

schedule 11:54 - 26 Maj, 2024

Duket se ky sezon ka qenë i sukseshëm për jo pak lojtarë të Kombëtares, të cilët kanë ngritur trofe me klubet e tyre dhe shkojnë në Europian me një moral edhe më të lartë. Kristjan Asllani, pavarësisht kontributit modest në fushë për Interin, sërish ka dalluar në ato ndeshje që i është dhënë mundësia.

U shpall kampion i Serisë A, diçka e jashtëzakonshme dhe shumë e vështirë për t’u arritur. Një tjetër lojtar është kapiteni Berat Gjimshiti, i cili pak ditë më parë ngriti trofeun e Ligës së Europës lart me Atalantën. Ndërkohë, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci kanë bërë dopietë në Çeki. Pasi siguruan titullin kampion me Spartën e Pragës, arritën të festonin edhe në Kupë. Në Kroaci protagonist ishte Arbër Hoxha që po ashtu ka bërë dopietë trofesh. Kampionat dhe Kupën e Kroacisë, sulmuesi anësor i ka koleksionuar në karrierën e tij si futbollist.

I fundit ka qenë Ernest Muçi që ia doli të festonte me Besiktas Kupën e Turqisë, pasi mposhtën Trabzonsporin 3- 2. Një sezon fantastik që i bashkangjit edhe kualifikimin në Europian me Kombëtaren dhe tregon se futbollistët shqiptarë jo vetëm që luajnë në arenën ndërkombëtare, por edhe fitojnë trofe të rëndësishëm./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!