Legjionarët në Zvicër: Demhasaj shënon dopietë, “goleador” edhe Gashi

schedule21:58 - 3 Tetor, 2020

schedule 21:58 - 3 Tetor, 2020

Në Zvicër, janë të shumtë futbollistët shqiptarë që aktivizohen dhe duke marrë parasysh këtë fakt, edhe protagonizmi i kuqezinjve tanë javë pas jave, është thuajse i pashmangshëm.

Te skuadra e Grashoppers, janë dy futbollistë shqiptarë që janë bërë protagonistë: Emir Lenjani dhe Shkëlqim Demhasaj. Anësori i majtë ka asistuar golin e parë të sulmuesit 24-vjeçar të Kosovës, i cili në pjesën e dytë shënoi dhe një gol tjetër, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij kundër Wil.

Ndërsa tek ekipi tjetër zviceran, Aarau, protagonist është bërë Shkëlzen Gashi. Sulmuesi ka shënuar në takimin kundër Chiasso, duke i dhënë fitoren 1-0 skuadrës së tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!