Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Legjenda zgjedh më të mirët, Baresi: Askush si Sergio Ramos dhe Van Dijk

schedule09:57 - 1 Gusht, 2020

schedule 09:57 - 1 Gusht, 2020

Franco Baresi është një nga mbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit. Ish-kapiteni i Milanit, ka qenë një burim frymëzimi për shumë lojtarë. Së fundi ka dhënë një prononcim për Goal, aty ku thur elozhe për Sergio Ramos dhe Virgil Van Dijk.

Nuk është e lehtë të zgjedhësh se kush është mbrojtësi më i mirë në botë, secili ka karakterin dhe personalitetin e tij. Mendoj se Sergio Ramos është një ndër më të mirët, duke llogaritur trofetë që ka fituar dhe karrierën e jashtëzakonshme që ka zhvilluar.

Nuk më një djalë i ri, por arrin të jetë sërish i rëndësishëm për Real Madrid. Një tjetër mbrojtës i madh është Virgil Van Dijk. Është një figurë shumë e rëndësishme për Liverpool, i përcjell një besim shumë të madh ekipit“, deklaron italiani i famshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!