Legjenda Pele është i sinqertë, teksa rrëfen në një dokumentar të publikuar në Netflix se nuk e di se sa fëmijë ka. Ish-futbollisti, i konsideruar nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, pranon se ka shkuar më shumë femra dhe një pjesë e marrëdhënieve kanë përfunduar me fëmijë.
“Me shumë sinqeritet e them që kam pasur shumë marrëdhënie, disa prej tyre rezultuan me fëmijë. Kam mësuar për ekzistencën e tyre shumë kohë më vonë”, rrëfen Pele, i cili lë të hapur mundësinë që të ketë edhe të tjerë fëmijë.
Mes fëmijëve që Pele nuk njohu kurrë ishte edhe Sandra Machado, e cila në vitin 2006 vdiq nga kanceri. Dhjetë vite më parë (1996) gjykata e kishte njohur atësinë e saj, pasi Pele kishte shkuar me shërbëtoren e tij, Anisia Machado.
Pesë nga fëmijët e Pele, Kelly (54 vjeç), Edinho (50 vjeç), Jennifer (42 vjeçe) dhe binjakët Joshua e Celeste (24 vjeç), lindën nga dy martesat e para me Rosemeri dos Reis Cholbi dhe Assiria Lemos Seixas. Vajza Flavia lindi më 1968 nga marrëdhënia që Pele kishte me gazetaren Lenita Kurtz. /abcnews.al