Frank Lebouf nuk përmbahet kur flet për Manchester United. Francezi, i cili është aktivizuar në Premier League, gjatë analizës së tij në studion e ESPN, u shpreh se problemi kryesor te “Djajtë e kuq” janë drejtuesit.
“Kam luajtur kundër Manchester United, që ishte skuadra më e mirë në botë. Tani ky klub është thuajse i panjohur”, thotë mes të tjerash ish-mbrojtësi i kombëtares franceze.
Më tej ai shtoi: “Ata sillen si një klub i vogël dhe kjo për shkak të drejtuesve. Ndryshimi i vërtetë mund të vijë vetëm nëse ndryshojnë pronarët dhe drejtuesit mbi trajnerin”. /abcnews.al