Legjenda e Milanit befason: Ronaldo? Me fat që nuk luaj në epokën e tij!

schedule11:53 - 9 Nëntor, 2019

schedule 11:53 - 9 Nëntor, 2019

Këtë të diel në Seria A luhet klasikja mes Juventusit dhe Milanit në Torino. Në kuadër të kësaj supersfide ka folur legjenda e Milanit, Franco Baresi në një event të organizuar dje në mbrëmje. Ai flet me superlativa për yllin e Juves, Cristiano Ronaldo, duke vlerësuar punën nga ana e portugezit.

“Cristiano Ronaldo? Jam me fat që jam tërhequr nga futbolli i luajtur përpara se ai të shfaqej në botën e futbollit. E gjithë bota e njeh potencialin e portugezit dhe aftësitë e tij. Zakonisht ai hyn në zonën e rreptësisë pa top dhe është shumë i vështirë për tu markuar. Ti vetëm mund ta provosh.”- deklaron Baresi.

Franco Baresi numëron 531 ndeshje me fanellën e ‘djallit’, ku ka shënuar dhe 16 gola. Ai arriti të fitojë gjithçka me kuqezinjtë, si në Itali ashtu dhe në Europë. 59-vjeçari ka fituar dhe Kupën e Botës me Italinë ne vitin 1982, ku Italia mposhte 3-1 Gjermaninë në ‘Bernabeu’. /abcnews.al