Ruud Gullit, legjenda holandeze e Milanit, ka këshilluar Bayern Munich të marrë Matthijs de Ligt nga Juventusi, ndërkohë që flet edhe për të ardhmen e Erling Haaland në intervistën e dhënë për Bild.
“De Ligt ka mësuar shumë te Juventusi dhe mund të japë një kontribut të madh për Bayern Munich”, tha fillimisht holandezi, i cili më tej foli për sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund.
“Haaland e shoh në Angli, por mendoj se nuk do të shkojë te Manchester United. City do të ishte një opsion i mirë për shkak të Pep Guardiola.
Liverpool dhe Jurgen Klopp do të ishin një mrekulli për të. Ajo që ka bërë Jurgen në atë klub është e pabesueshme. Thjesht duhet ta duash atë dhe ai gjithmonë është i uritur.
Kjo i shkon për shtat Haaland. Në Spanjë vetëm Real Madrid është një opsion. Këto janë tre klubet që do të jenë në garë për Erling”, shprehet Gullit. / abcnews.al