Në një intervistë me tematikë Kupën e Botës në Katar, legjenda e Brazilit, Cafu është shprehur se ka besim te Brazili dhe se Neymar mund të jetë ai që do të udhëheqë kombëtaren.
“Kupa e Botës në Katar është rasti perfekt për të thyer dominimin evropian. Ky është momenti më i mirë i Brazilit që të thyejë mallkimin dhe të fitojë titullin. Argjentina dhe Brazili janë dy klubet favorite. Kanë një pontencial të madh për të fituar Botërorin. Besoj se këtë herë Brazili mund të kthehet.
Me Neymar në formë, kemi mundësinë shumë të mira për të fituar Botërorin pasi është një lojtar që ka rëndësi në fushë. I mbajmë shpresat te talenti i tij, edhe pse duhet thënë se nuk luan i vetëm”, është shprehur Cafu./ h.ll/abcnews.al