Legjenda e Brazilit “godet” Ancelottin: Në djall të vejë ai, nuk e dua në drejtimin e kombëtares

schedule17:20 - 1 Nëntor, 2023

schedule 17:20 - 1 Nëntor, 2023

Kontrata e Carlo Ancelottit me Real Madridin skadon në qershor të vitit 2024.

Trajneri italian mendohet të marrë përsipër kombëtaren e Brazilit vitin e ardhshëm.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit Romario, së fundmi ndau mendimin e tij për mundësinë që Carlo të bëhet trajneri i ri i kombëtares.
Përgjigja e tij ishte mjaft e drejtpërdrejtë, por fyese për italianin: “Në dreq me Ancelottin. Dua Fernando Diniz deri në fund”.

Romario mund të ketë arsyet e tij për të mos e dëshiruar Ancelottin si trajnerin e ri të Selecaos, por të flasësh për të kështu është thjesht e vrazhdë.

Italiani është trajner i dëshmuar në futboll dhe mund të konsiderohet si njëri ndër më të mirët në histori të futbollit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!