Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, ka pranuar se rivale i Manchester United, Gary Neville, ishte “psikolofjikosht” gjithmonë sipër tij.
Pires luajti 13 herë përballë Man.united gjatë periudhës së tij me Gunner, duke fituar vetëm 2 herë, duke barazuar 4 dhe humbur 7.
Francezi pranoi për The Times: “Rekordi im kundër tyre është katastrofi dhe unë e di këtë”.
Neville në veçanti, ishte ai që e bënte të vuante më shumë. Dyshja përplaseshin drejtëpërdrejt, ku favorizohej mbrojtësi i djathtë i United.
Pires vazhdon: “Miku im Gary Neville.
Psikologjikisht ai ishte gjithmonë mbi mua, me fliste gjatë gjithë kohës, më shante gjatë gjithë kohës.
E bënte në anglisht, kështu që nuk kuptoja asgjë, por e dija që nuk ishin fjalë të bukura.
Gjithnjë më fliste, gjithnjë më kërkonte. Ai dinte të më shqetësonte.
Dhe për fat të keq ai fitoi. Unë kam pasur përplasje me të, me Rooney. Gjatë gjithë kohës”. r.t/abcnews.al