“Legjionarët” tanë zhvilluan një ndeshje “magjike” mbrëmjen e kësaj të enjteje që sapo lamë pas në mitkun “Air Albania”, teksa mundën me rezultatin e thellë, 3 me 0, duke “blinduar” kështu vendin e parë në grupin E, të vlefshëm për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Pas humbjes, tepër i trishtuar, dukej të ishte dhe ish-mesfushori i njohur çek, Karel Poborsky, me ish-“fantazistin” e Lazio, që për mediat është shprehur se Çekia ka humbur me meritë, teksa nuk i ka pëlqyer aspak skuadra e tekniku Silhavy.
“Tani humbën me meritë, nuk më pëlqeu si skuadër. Nëse e marr sipas postimeve individualisht, shqiptarët janë në një nivel më të mirë, gjatë gjithë ndeshjes nuk krijuam asnjë rast gol nga loja. Pyetja është nëse ky nuk është realiteti i futbollit çek.
Ne vazhdojmë të mendojmë se duhet të hedhim në erë Shqipërinë, nuk është më kështu. Kjo kohë ka mbaruar, ne jemi të 37-të në renditjen e FIFA-s dhe mund të shkojmë edhe më poshtë”,- u shpreh “legjenda” çeke. /i.m /abcnews.al