Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, është një ndër personazhet më të dashur në botën e futbollit. Arsyeja? Ish-futbollisti francez i thotë gjithmonë gjërat ashtu siç janë dhe pa komplekse.
Edhe sot, Cantona ka lëshuar një batutë shumë gazmore, kur është pyetur për situatën aktuale te Manchester United: “Manchester United zë një vend të veçantë në zemrën time.
Por të shikosh United duke luajtur tani, është si të bësh dashuri kur je i vjetër. Ju përpiqeni aq sa mundeni, por në fund të ditës, të dyja palët mbeten të zhgënjyer.”/abcnews.al