Legia e Muçit nuk fal në transfertë, siguron 3 pikë në fushën e Zrinjski

schedule23:39 - 26 Tetor, 2023

schedule 23:39 - 26 Tetor, 2023

Legia siguron triumfin e dytë në fazën e grupeve të Conference League dhe atë e bën në transfertën e Zrinjskit, të cilën e fitoi me rezultatin 1-2.

Të dy lojtarët shqiptarë si Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka e nisën ndeshjen e raundit të tretë të grupeve nga minuta e parë dhe të dy treguan një formë shumë të mirë.

Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Bilbija që zhbllokoi takimin.

Megjithatë në minutën e 32’ Muçi u tregua mjaft dinak dhe e çoi Jakovljevic drejt autogolit, duke barazuar sfidën.

Në minutën e 55’ vendasit gjetën sërish rrjetë, por ai gol i Cuze u anulua për pozicion të parregullt, po në këtë minutë Muçi u rrëzua pas një përballje me mbrojtësit kundërshtarë dhe pretendoi për penallti, por arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë për simulim.

Legia nga ana e saj ia doli që të realizonte sërish, me Kramer që shënoi golin e përmbysjes.

Ndërkohë në minutën e 64’ trajneri i Legias vendosi që ta zëvendësonte Muçi, me Gual, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që tregoi një formë shumë të mirë.

Vendasit provuan që të barazonin me Malekinusic në minutën e 70’, por sërish u penalizuan nga një pozicion i parregullt, me golin që u anulua pas verifikimit nga VAR.

Ndërsa Çelhaka luajti deri në minutën e 87’ dhe ashtu si Muci u shfaq humë mirë në fushën e blertë.

Pas kësaj ndeshje Legia kryeson Grupin E me gjashtë pikë, teksa Zrinjski qëndron në vend të tretë me tre pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!