“Pogradeci ka qenë nga ata qytete, që për shkak të mungesës së specialistëve, nuk e thotë vetëm Edi Rama, që puna ka por nuk ka specialistë, e them edhe unë që e provoj mbi kurriz, por edhe drejtoresha e Kadastrës, që punë ka por nuk ka specialistë.
Jemi për të bërë pallatin e parë, legalizuar pallatin e parë në Pogradec, sipas procedurave të ligjit të ri”. Kështu deklaroi ditën e sotme kreu i Kadastrës Artan Lame gjatë një takimi në Pogradec në kuadër të legalizimeve.
Gjatë bisedës me banorë të qytetit, Lame kishte një paralajmërim. “As nuk dua të tremb njeri më shumë se ç’duhet, as nuk dua që njerëzit që e dinë deri ku e kanë bërë dëmin të flenë të qetë, por dua të them është se ata duhet të ndalen, stop mos vazhdoni.
Kemi parë skena në Tv të dhimbshme duke i rënë kokës me grushte para kamerave kur të vjen fadroma tek dera dhe të thotë të kemi thënë 1,2,3 herë 5 apo 10 herë dhe e vetmja mënyrë për të dëgjuar është prishja më pas” tha Lame./ db/Abcnews.al

