Legalizime me dokumente false, arrestohet një zyrtar. Dy të tjerë në kërkim

schedule12:15 - 10 Gusht, 2019

schedule 12:15 - 10 Gusht, 2019

Një ekonomist i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës është ndaluar, kurse dy te tjerë u shpallën në  kërkim. Ata akuzohen për dhënie leje legalizimi nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Bëhet fjalë për pajisje me leje legalizimi nëpërmjet certifikatave të falsifikuara  dy shtetas, për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit. Zbulimi i rastit u bë pas një hetimi disa mujore, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike.  I ndaluar është shtetasi R.K., 27 vjeç, me detyrë ekonomist ne Kadastër, në kërkim  Arben Isaku 42 vjeç, Zv/Drejtor pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe F.R., 28 vjeç specialist. Urdhër ndalimi është lëshuar edhe për përfituesit shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ” Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” , ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumenteve “. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!