Deputeti aktual Lefter Maliqi, ish-zv/ drejtori i Burgjeve (2017-2019 në qeverinë e PS-së) i cili hyri në Kuvend 2 vite më parë nga lista e PD-së dhe në 25 Prill kandidoi me LSI-në, por nuk fitoi në Berat, bën thirrje për protesta masive për të rrëzuar qeverinë.
“Largoni diktatorin sot neser do jetë vone.Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e krimit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare.
Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve.
Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve.Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!” shkruan ai./ Abcnews.al