Lefter Koka “godet” LSI-në: Po shuheni, në 25 prill çerdhja juaj do të mbyllet

schedule16:24 - 11 Mars, 2021

schedule 16:24 - 11 Mars, 2021

Deputeti Lefter Koka i është përgjigjur LSI-së pas akuzave që bëri në drejtim të tij se ka përfituar 3.3 milionë euro nga incineratori i Elbasanit.

Koka, që kandidon në Durrës me PS-në për një tjetër mandat, pas largimit nga LSI-ja, e cilëson forcën e drejtuar nga Monika Kryemadhi, si çerdhe që do të mbyllet në 25 prill.

Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë! Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them.

Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion, por jeni  partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve,  ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë.

Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe  E Keqja mishërohet veç te ju! Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni ! Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet!” shkruan ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!