Leeds United ka konfirmuar emërimin e Javi Gracia si trajner.
Leeds mban vendin e 19-të dhe Gracia do të marrë frenat në një përpjekje për t’i larguar ata nga rreziku.
52-vjeçari ka qenë pa punë që kur u largua nga skuadra e Katarit Al Sadd në qershor të vitit të kaluar, shkruan abcnews.al.
View this post on Instagram
Spanjolli ka përvojë të mëparshme në Premier League duke drejtuar Watford nga janari 2018 deri në shtator 2019, një periudhë që e bën atë trajnerin më jetëgjatë të Watford në pothuajse 10 vjet.
Ndeshja e parë e Gracias në krye të Leeds do të vijë kundër Southampton, skuadra e vetme poshtë tyre në tabelë në Elland Road të shtunën. /G.D abcnews.al/