Trajneri i Leeds, Javi Gracia, mund të mos përfundojë sezonin aktual.
Trajneri 53-vjeçar u emërua në postin e timonierit në fund të shkurtit, por nuk arriti rezultatet që pritej prej tij.
Skuadra aktualisht ndodhet në vendin e 16-të, vetëm një pikë larg zonës së rënies. Sipas gazetarit John Percy, drejtuesit e Leeds po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e një shkarkimi të parakohshëm të Gracia në mënyrë që të rrisin shanset për të mbajtur ekipin në Premier League.
Më 6 maj, Leeds do të luajë ndaj Manchester City. /G.D abcnews.al/