Ledra: Partizani luan gjithçka ndaj Karabag

schedule23:55 - 9 Korrik, 2019

schedule 23:55 - 9 Korrik, 2019

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda beson tek rezultati pozitiv përballë Karabag. Në të njëjtën linjë është edhe kapiteni i të kuqve Alban Hoxha i cili zbulon se do të gjuaj një penallti nëse do ti kërkohej.

Skuadra e Partizanit do të luajë të mërkurën ndeshjen e parë ndaj Karabag. Një sfidë delikate për  kryeqytetasit të cilët do të përballen me një kundërshtar shumë herë më të fortë. Trajneri i Partizanit, Franko Lerda u shfaq shumë optimist në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes.

Tekniku Italian tha se Partizani do të luajë gjithçka për të marr një rezultat pozitiv ndërkohë që për formacionin nënvizoi se ka dilema.

“Formacionin e kam zgjedhur, mund të kem ndonjë dyshim të fundit por e kam në mendje. Trashi është pjesë e skuadrës por nuk mund të them nëse do të luajë. Shumë prej sulmuesve nuk janë në formën më të mirë. Mund të luaj ndonjë nga lojtarët e ardhur në merkato. Bitri do të luajë nga fillimi. Kemi një grup të fortë dhe vijmë si kampionët e Shqipërisë. Faza përgatitore në Slloveni ka qenë e mirë. Karabagu është një skuadër e fortë. Vjen pas gjashtë tituj kampion. Ka lojtar shumë të talentuar. E respektojmë por kemi shumë besim në aftësitë tona. Pres një paraqitje pozitive nga skuadra. Të shohim si do të shkojë ndeshja e parë më pas do të bëjmë llogaritë. Duhet të mendojmë si të ishte vetëm një ndeshje. Ndeshja e kthimit varet nga kjo”, thekson trajneri i partizanit Franko Lerda.

Në konferencën për shtyp ishte edhe kapiteni i të kuqve Alban Hoxha. Gardiani beson te rezultati pozitiv dhe zbulon se është i gatshëm për të goditur penallti.

Ndeshja mes Partizanit dhe azereve të Karabag do të zhvillohet në stadiumin  “Selman Stermasi” në orën 17:30./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!