E pamundur të gjenden fjalët për ta vlerësuar. Komplimentet duket se kanë shteruar me kohë për Lebron Xhejmsin, që vazhdon misionin e tij për thyerjen e sa më shumë rekordeve të NBA-së, dhe për të fituar statusin e basketbollistit më të mirë të të gjitha kohëve.
Për momentin, legjenda e gjallë është në garë me madhështorin Majkëll Xhordan. “Mbreti I koshit” barazoi një tjetër rekord, atë të numrit të fitoreve në karrierë, përfshi sezonin e rregullt dhe plej ofin.
Shifra është 1228 fitore, po aq sa ka edhe legjenda tjetër e Lejkërsave, Karim Abdul Xhabar, dhe Lebroni mund ta thyejë këtë rekord në ndeshjen e radhës që luhet pikërisht sonte duke u gdhirë e mërkurë.
Paraqitja e tij ndaj Uashingtonit ishte epike. Në fitoren 120-10, Xhejms shënoi 21 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 12 asistë për një tjetër tripëll dabëll, duke qenë në vendin e pestë për të gjitha kohët me 124 të tilla.
Kontributi I 41-vjeçarit u ndje shumë sidomos në mungesë të yllit tjetër të Lejkërsave, Luka Doncic, që ishte I pezulluar me një ndeshje.
Pak ditë më parë, Lebroni theu rekordin e Xhabarit për totalin e gjuajtjeve në kosh, ndërsa pritet që ta arrijë edhe për rekordin e fitoreve në sezonin e rregullt në NBA./abcnews.al


