Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Lebron, më mirë në stol/ Luka Doncic ka marrë rolin e liderit në ekipin kalifornian

schedule12:42 - 14 Mars, 2026

schedule 12:42 - 14 Mars, 2026

Ende duket si ndonjë herezi.

A mund të mendohet që një ekip të jetë më I mirë kur nuk e ka në parket Lebron Xhejmsin?

Kjo ide që cilësohet si skandaloze po qarkullon në mediat amerikane dhe ato botërore që merren me basketbollin, menjëherë pasi Lejkërsat fituan bindshëm ndaj Nju Jorkut në NBA.



Shifrat ishin 110-97, tepër të thella për një sfidë të tillë, pasi Niksat janë pretendentë për titull, duke qenë në vendin e tretë në Lindje.

Statistikat flasin qartë se është Luka Donçiç lideri I ri I Liqenasve.

Ylli I madh nga Sllovenia duket se shprehet më mirë pa “Mbretin e basketbollit”, ndërsa ekipi fiton më shumë shpejtësi.

Lejkërsat kanë fituar pa Lebronin 4 ndeshjet ndaj ekipeve që kanë fituar më shumë se 60 për qind të ndeshjeve të sezonit të rregullt, ndërsa kur Xhejms ka luajtur ndaj skuadrave të tilla, ata kanë humbur.

Luka pati 35 pikë, 8 topa në tabela, 4 asistë dhe dy vjedhje topi.

Ai është shënuesi më I mirë I sezonit me mesataren 32.5 pikë për ndeshje dhe ka ndikim në ekip thuajse po aq sa Shej Gilgës Aleksandër, I lënë pas vetëm nga Nikola Jokic.

Mbrojtja duket më e fortë pa Lebronin, ndonëse shënuesi më I mirë I historisë së NBA-së nuk mund të lihet në stol sa kohë që mbetet aktiv.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!