Kishin luajtur edhe më parë bashkë, por asnjëherë më parë nuk kishin “gatuar” një kosh. Lebron James ka fituar shumë në karrierën e tij spektakolare, por ndoshta nuk ka qenë kurrë më parë kaq krenar sa në ndeshjen e fundit të NBA.
“Mbreti” i basketbollit amerikan ishte më i miri në parket në fitoren me Los Angeles Lakers kundër Golden State Warriors me rezultatin 119-103.
Ai iu afrua tre shifrave dopjo me 26 pikë, 11 asist dhe 8 topa të kapur në tabelë, por vendosi edhe një rekord që do ta mbajë mend gjatë.
Jo më shumë nga ana sportive se sa nga ajo shpirtërore.
Në një prej koshave të realizuar, LeBron kishte ndihmën e djalit të tij Bronny.
21-vjeçari shërbeu me asist babain e tij, që I vetëm poshtë koshit nuk e kishte të vështirë të bënte një “zhytje” sipas stilit të tij.
Kjo është hera e parë në historinë e NBA, që baba e bir krijojnë një kosh.
Përveç kësaj, LeBron duhet të jetë krenar edhe për paraqitjen në tërësi në djalit të tij, shumë herë i kritikuar se te Lakers luan me mik.
Bronny James qëndroi në parket 21 minuta dhe realizoi 10 pikë në atë që ishte paraqitja më e mirë sezonale.
Të gjitha këto arritje në familjen James plotësuan një mbrëmje të madhe për Los Angeles Lakers, që u kthye te fitorja pas tre humbjeve radhazi, duke ruajtur vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit.


