Kur këto fjalë I thotë një legjendë e gjallë, është një kompliment shumëi madh.
Është Luka Doncic lideri i vërtetë i Los Anxhelos Lejkërsave, dhe këtë e pohon vetë “Madhëria e tij”, Lebron Xhejms.
“Mbreti i basketbollit” ia vendosi “spaletat” shokut të tij nga Sllovenia, pas fitores bindëse ndaj Nju Orlinsit në NBË.
Triumfi jashtë fushe ishte 111-103, i katërti për kalifornianët në pesë sfidat e fundit, ndërsa Pelikanët pësuan humbjen e tetë radhazi.
Gjithsesi, kjo nuk ia zbeh meritat dyshes së yjeve.
Të dy shënuan nga 30 pikë, dhe Lebron vazhdon të habisë me formën në moshën 41-vjeçare.
6Xhejms shtoi 8 topa në tabela e 8 asistë, duke realizuar të gjitha gjuajtjet e lira, e duke pasur saktësi 53 për qind në gjuajtjet nga loja.
Doncic shtoi 10 asiste, por bëri edhe shumë gabime, ndaj edhe vlerësimi për të ishte më I vogël sesa veterani.
Gjithsesi, Lebron deklaroi se Luka nuk duhet ta ndryshojë stilin e tij, por I takon të tjerëve që t’i përshtaten, sepse supertalenti nga Sllovenia cilësohet si udhëheqësi I “Liqenasve”.
Ndoshta mund të jetë viti I duhur për titullin, me Lejkërsat që arritën San Antonion në vend të dytë në Perëndim, duke qenë në përmirësim të vazhdueshëm.


