Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

LeBron dhe Curry, “yjet” që nuk shuhen/ Vitet kalojnë, por dy basketbollistët vijojnë të shkëlqejnë në NBA

schedule12:42 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 12:42 - 15 Dhjetor, 2025

Ka dy mënyra për të kuptuar jetëgjatësinë në NBA. Ka nga ata lojtarë që arrijnë të zgjasin karrierën e tyre edhe pse ndikimi i tyre nuk është më shumë i dukshëm, dhe të tjerë që arrijnë të mbeten yje duke vazhduar të shkëlqejnë. Lebron James dhe Stephen Curry i përkasin këtij grupi të dytë.

Vitet kalojnë, por ata vijojnë të luajnë në nivele mbreslënëse siç ndodhi edhe në mbrëmjen e fundit të NBA.

“Mbreti” I basketbollit amerikan bëri paraqitjen më të mirë sezonale, duke kthyer një ndeshje, që po shkonte drejt katastrofës për Los Angeles Lakers.

Skuadra kaliforniane ishte duke u mundur 102-84 përballë Phoenix Suns, përpara se LeBron të merrte në dorë situatën për të vendosur triumfin 116-114. Vendimtare dy gjuatjet e tij të lira vetëm 3 sekonda nga fundi i ndeshjes, ndërsa si gjithmonë ndihmën e tij dha edhe Luka Donçiç me 26 pikë dhe 6 asist.

Një mbrëmje të madhe personale kaloi edhe Stephen Curry. Ylli i Golden State Uorriors shënoi 48 pikë me 12 gjuajtje për tre, por nuk arriti të evitojë humbjen e skuadrës së tij 131-136 përballë Portland.

Gjithsesi, kjo humbje nuk e sfumoi paraqitjen e Curry, që vendosi një rekord historik, duke kaluar legjendën Michael Jordan, sa I përket ndeshjeve me më shumë e 40 pikë të arritura pas moshes 30 vjeçare.

Kjo ishte sfida e 45 në këtë kuotë pikësh për Steph, ndërsa “MJ” e kishte mbyllur karrierën e tij me 44 të tilla, pasi kishte mbushur 30 vjeç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!