Leao tregon besnikëri dhe dashuri: Dua të jem i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Milanit

schedule15:52 - 14 Qershor, 2023

schedule 15:52 - 14 Qershor, 2023

Postimet e tij në rrjetet sociale pas shkarkimit të Maldinit dhe Massara kishin shkaktuar shqetësime te tifozët e Milanit dhe kishin ndezur thashethemet për një largim të mundshëm, edhe pse sapo kishte rinovuar, por Rafa Leao ka hedhur poshtë çdo dyshim të mundshëm me deklaratën e tij të fundit.

“Kisha marrë vendimin për të qëndruar te Milani para nënshkrimit të kontratës, u thashë drejtuesve se ishte ajo që unë doja.

Kur mbërrita këtu në moshën 19-vjeçare, ata më pritën në një mënyrë të pabesueshme dhe më ndihmoi të rritesha me kalimin e viteve dhe të bëhesha lojtari që jam sot. Kjo është arsyeja pse nuk kam menduar kurrë të largohem, dua të vazhdoj të jem një lojtar i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Milanit”, është shprehur ylli portugez duke bërë që fansat të qetësohen.

Sulmuesi, i cili do të mbajë numrin 10-të mbi shpinë pas rikthimit të Brahim Diaz te Rael Madrid, po përgatitet me kombëtaren e tij të Portugalisë për ndeshjet kundër Bosnjës dhe Islandës, sfida të vlefshme për kualifikueset e europianit.

“Bosnja do të luajë si një finale, duhet të tregohet kujdes ndaj Edin Dzeko. Finalja e Champions League? Jam shumë i lumtur për Ruben Dias dhe Bernardo Silv, por më vjen keq që nuk isha në atë finale me Milanin tim. Fitimi i Champions League është një ëndërr për çdo futbollist dhe jam shumë i lumtur për shokët e mi të kombëtares që arritën ta merrnin trofeun në shtëpi”, ka përfunduar Leao./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!