Pas mungesës në “derbin” e parë të gjysmë-finales së UEFA Champions League, ndaj “zikaltërve” të Inter, “ylli” portugez i “kuqezinjve” të Milan, duket se do të mungojë dhe përballjen e radhës në kampionat, ndaj Spezia.
Sipas asaj çka raportojnë mediat italian, Leao nuk është stërvitur as ditën e sotme së bashku me ekipin, teksa po ndjek një plan stërvitor të personalizuar mes fushës së blertë dhe palestrës dhe pritet që “luzitani” të jetë gati për fushën e blertë vetëm ditën e martë, ku në “Giuseppe Meazza” do të zhvillohet ndeshja e kthimit të gjysmë-finales.
Kështu, ditën e nesërme Leao nuk do të udhëtojë drejt Spezias, por do të qëndrojë në “Milanello”, aty ku përpiqet të arrijë në formën e tij më të mirë, për të zbritur në fushë në ndeshjen më të mirë të sezonit. /i.m /abcnews.al