Leao kundër kalimit në Arabi: Champions League do të thotë më shumë se një pagë 10 milionë euro

schedule17:56 - 25 Shtator, 2023

schedule 17:56 - 25 Shtator, 2023

Klubet e Arabisë Saudite zhvilluan një mekato të çmendur, këtë verë që sapo lamë pas, teksa transferuan në kampionatin e tyre lojtarë me goxha emër në futbollin evropian, si Karim Benzema, N’Golo Kante, Neymar e shumë të tjerë.

Mirëpo, të shumtë ishin dhe ata lojtarë të cilët refuzuan kalimin te suaditët dhe që nuk mendojnë të kalojnë te këta të fundit në fazat e hershme të karrierës e ndër ta është dhe anësori i sulmit të Milan, Rafael Leao, i cili për mediat është shprehur se pjesëmarrja në Champions League do të thotë më shuëm se një pagë 10 milionë euro.

“Nuk kam arritur ende rezultate të mjaftueshme për të konkurruar në një kampionat si ky. Champions League do të thotë më shumë se 10 milionë euro pagë. Në Milano më pritën mirë dhe nëse do të doja të largohesha, nuk do ta rinovoja kontratën. Jam i fokusuar në arritjen e diçkaje të madhe te Milan në 2 ose 3 vitet e ardhshme”,- tha “fantazisti” portugez. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!