Liderja e Frontit Kombëtar në Francë Marin Lë Pen refuzon vendimin e gjykatës për t’iu nënshtruar një ekspertize psikiatrike. Në mbështetje të saj është rreshtuar dhe ministri i Brendshëm Italian Mateo Salvini, i cili i ka bërë apel francezëve të mbrojnë lirinë e tyre.
Gjykata franceze ka vendosur që liderja e ekstremit të djathtë Marin Lë Pen ti nënshtrohet një ekspertize psikiatrike. Në këtë mënyrë sipas gjykatës do të mund të konfirmohet nmëse Lë Pen është e aftë të kuptojë atë që i thuhet apo t’i përgjigjet pyetjeve, por dhe për të vërtetuar nëse shëndeti i saj mendor përbën ose jo rrezik për publikun.
Reagimi i Lë Pen ka qenë i menjëhershëm, ajo deklaroi se e refuzon këtë vendim i cili është marrë pas publikimit që ajo bëri në profilin e saj në Tuiter të një videoje ku anëtarë të ISIS ekzekutojnë një peng.
Liderja e Frontit kombëtar në Francë publikoi vendimin e gjykatës në profilin e saj në Tuiter duke shtuar se ai ishte I frikshëm, dhe se regjmi në vendin e saj po përhap frikë.
Ish-kandidatja për presidente në zgjedhjet e 2017-ës komentoi se fakti që kishte zgjedhur të publikojë tmerret e Isis nuk mund të justifikonte vendimin e drejtësisë franceze për të kërkuar ekspertizë psikiatrike për të
E pyetur nga gazetarët në ambjentet e –parlamentit francez për hapin e rradhës ajo tha se nuk do e pranojë këtë vendim dhe do të priste se si gjykata do të mund ta detyrojë.
Mbështetësit e saj në Tuiter e kanë konsideruar vendimin si dictatorial duke shtuar se mbyllja e kundërshtarëve në institucione psikiatrike ka qenë specialitet sovjetik dhe i regjimeve totalitare.
Edhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvini shkruante se kishte mbetur pa fjalë: Solidaritet me të dhe francezëve, të cilët e duan lirinë!” përfundon mesazhi i tij në Tuiter. /abcnews.al