Më e reja për të ardhmen e Leonardo Bonucci, sipas “Corriere dello Sport”, është se bisedimet mes Lazio dhe agjentit të tij Lucci rifilluan ditën e djeshme. Është një pistë që duhet mbajtur nën vëzhgim deri në sekondën e fundit, pasi disa klube të tjera janë të interesuara për të nënshkruar me të.
Lotito ka gati një kontratë njëvjeccare, e cila do të përfshinte opsionin për një sezon të dytë në rast të kualifikimit të Lazios në Champions League.
Bonucci, i cili veshi fanellën e Juventusit për 12 sezone dhe bëri mbi 500 paraqitje për ta, ka gjithashtu një ofertë nga Genoa dhe Union Berlin në Gjeramni./h.ll/abcnews.al