Elseid Hysaj duket se nuk është më në planet e trajnerit Mauricio Sarri, pavarësisht marrëdhënieve fantastike, që këta të dy kanë me njëri-tjetrin e për këtë arsye “shqiponjat” romane të Lazio ka vendosur ta nxjerrë në shtije, 29-vjeçarin.
Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes italian, “Corrieredellosport”, largimi i Hysajt në merkaton e janarit është e vështirë, pasi fubollisti shqiptar ka një pagë relativisht të lartë, pasi paguhet 2.2 milionë euro neto në sezon.
“Legjionari” i Kombëtares u afrua falas nga Napoli te Lazio, në merkaton e verës së vitit 2021, kohë kur në krye të klubit ishte si Drejtor Sportiv një tjetër shqiptar, Igli Tare dhe fillimisht Hysaj ishte titullar i padiskutueshëm, mirëpo, këtë sezon, anësori shkodran ka luajtur vetëm 8-të ndeshje në Serie A, pasi për trajnerin Sarri ai shihet gjithnjë si alternativë e dytë.
Ndërkaq, kujtojmë se Hysaj, i cili tashmë mund të quhet një “veteran”, në Serie A, pas 11 viteve në kampionatin italian të futbollit ka një kontratë me “shqiponjat” e Lazio, të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /i.m /abcnews.al