Luis Alberto është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Lazios. Fantazisti spanjoll është kthyer në një çështje te klubi bardhekaltër, pasi nuk është paraqitur për të kryer testet mjekësorë përpara nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri.
28-vjeçari ka edhe katër vite kontratë me klubin italian, por mesa duket ka vendosur të provojë një aventurë të re. Sjellja e tij ka acaruar dyshen Lotito-Tare, teksa lojtari iberik ka përfunduar në orbitën e Juventusit dhe Milanit.
Bardhezinjë janë gati të përfshijnë Federico Bernardeschin në operacionin e kalimit të Luis Albertos në Torino, teksa nuk mbetet pas as Milani. Nënkampionët i ofrojnë Lazio kartonin e mbrojtësit Alessio Romagnoli.
Presidenti Claudio Lotito kërkon minimalisht 50 milion euro për të lënë të lirë yllin e skuadrës, i cili ditën e sotme është përjashtuar nga grumbullimi me skuadrën dhe faza përgatitore, që do zhvillohet nga 11-28 korrik. /abcnews.al