Lazio, Hysaj: Një ëndërr shumë e bukur, nga futbolli me shokët përfundova në Serie A

schedule20:35 - 1 Mars, 2024

schedule 20:35 - 1 Mars, 2024

Elseid Hysaj dhe Lazio këtë javë do të vihen përballë kundërshtarëve mjaft të vështirë, por me të cilët u duhet me patjetër rezultat pozitiv.

Kryeqytetasit përballen me Milanin dhe për të tentuar që të kthehen në garë për një vend në Champions League, u duhet fitore ndaj ekipittë Piolit.

“Ndeshje të tilla i ëndërron që t’i jetosh kur je fëmijë, do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Kemi mundësinë që të bëjmë mirë kundër një skuadre të madhe si Milani”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.

“Do të na nevojitet e njëjta Lazio që u pa kundër Bayern, e vëmendshme, që të dijë të përballojë e pastaj të kalojë momentet e ndryshme të vështirësisë që do të ketë gjatë ndeshjes”, shtoi shkodrani.

Më pas, mbrojtësi kuqezi fol edhe për një objektiv të veçantë të cilin mund të arrijë këtë sezon, 300 ndeshje në Serie A.

“Është një arritje shumë e bukur për karrierën time, shpresoj që të bëj më shumë. Kur isha fëmijë e nisa me idenë për të luajtur futboll thjesht me miqtë e mi dhe mbërrita në Serie A. Duhet vetëm të mendoj gjërat pozitivisht, të jem i lumtur dhe të mundohem që të përmirësohem çdo ditë sa më shumë.

Sarri? Shpresoj që të jetë me Lazio për shumë kohë. Edhe unë me atë, si gjithmonë. Më pëlqen të luaj futbollin e tij, dhe shpresoj që të jap maksimumin për të “, tha Hysaj në një intervistë për median e klubit të Lazios./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!