Lazio kërkon me ngulm Marash Kumbullën dhe deri më tani raportohet nga Italia se klubi nga kryeqyteti ka ofruar 20 milion euro dhe kartonin e brazilianit Andre Anderson, i cili ka qenë në huazim te skuadra e Salernitana.
Hellas Verona e kishte hedhur poshtë këtë ofertë, pas duan rreth 30 milion euro dhe Anderson nuk vlen aq. Prej kohësh ata kishin kërkuar edhe një lojtar tjetër të përfshihet në këtë operacion merkatoje dhe duket se Lazio e ka gati kartën fituese.
Cristiano Lombardi nuk do të transferohet te SPAL dhe mund të jetë i vlefshëm për të bindur Veronën që të shesë Kumbullën, i cili po tentohet edhe nga Interi me këmbëngulje.
Mesfushori 24-vjeçar mund t’i bëjë punë skuadrës së mbrojtësit shqiptar, sikurse shkruan Corriere dello Sport, dhe kështu Lazio do të arrinte objektivin për ta pasur djaloshin nga Malësia e Madhe në ekip për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al