Pippo Inzaghi, trajner i Beneventos, arriti ta ngjisë ekipin e tij në Serie A, pas nje sezoni dominues në Serie B. Sezonin e ardhshëm, Pippo do të përplaset dhe me vëllain e tij, Simone Inzaghi, që drejton Lazion.
Sipas ish-sulmuesit të njohur, Simone Inzaghi dhe Lazio e tij, do kishin fituar titullin kampion nëse sezoni nuk do të ndërpritej: “Lazio po udhëtonte me një ritëm shumë të lartë deri në mars. Simone mund t’i përgatiste ndeshjet me saktësi dhe detaje për shtatë ditë, ndryshe nga Juventus që, i angazhuar në Ligën e Kampionëve, e kishte të vështirë ta bënte në mënyre perfekte.
Do të kishte qenë një avantazh i rëndësishëm, për të mos përmendur mbështetjen e publikut në Romë, që luan gjithmonë rol vendimtar.
Ëndrra e vëllait tim në fillim të sezonit ishte që ta rikthente Lazion në Ligën e Kampionëve, por jam i bindur që pa ndalesën e detyruar, ai do të kishte fituar dhe titullin”, u shpreh Pippo Inzaghi./abcnews.al