Lazio e bën sefte, “shqiponjat” afrojnë në “Olimpico” sulmuesin argjentinas

schedule17:34 - 21 Korrik, 2023

schedule 17:34 - 21 Korrik, 2023

Me largimin e mesfushorit, Sergej Milinkovic-Savic drejt Arabisë Saudite dhe me “bomberin” Ciro Immobile, që pritet t’i bashkohet serbit, Lazio i ka hyrë me “kokë” merkatos së verës dhe pas interesimit për mesfushorin e Napoli, Piotr Zielinski tashmë është arritur dhe transferimi i parë.

Bëhet fjalë për ish-“bomberin” e spanjollëve të Girona, argjentinasit, Taty Castellanos, i cili tashmë është pjesë e “shqiponjave” të Lazio. Për 24-vjeçarin, “lacialët” derdhën plot 20 milionë eruo në arkat e skuadrës amerikane të Neë York City, e cila kishte në pronësi kartonin e “bomberit”.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e kaluar, Castellanos spikati me paraqitjet e tij në La Liga, ku arriti të shënojë plot 13 gola, përgjatë 35 ndeshjeve të sezonit të tij debutues, ku nuk duhet harruar as ajo paraqitje fantastike ndaj Real Madrid, ku arriti të shënojë plot 4 gola. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!