Lazetic sulmuesi më i ri i Milanit, serbi po kryen vizitat mjekësore

schedule15:22 - 25 Janar, 2022

schedule 15:22 - 25 Janar, 2022

Në Casa Milan është dita e Marko Lazetic . Sulmuesi i talentuar, sapo ka mbushur 18 vjeç, pritet të mbyllë marrëveshjen dhe firmosë me kuqezinjtë për pesë vitet e ardhshme.

Sipas “Sportmediaset”, Lazetic po kryen vizitat e tij mjekësore  në klinikën Madonnina, që nga ora 13:30.

Lazetic, i cili në Serbi e konsideron një trashëgimtar të mundshëm të Vlahovicit , do të zërë vendin në skuadrën e Milanit të liruar nga largimi i Pellegrit.

Lazetic është një sulmues teknik dhe i fuqishëm që di të luajë me të dyja këmbët dhe që ka progres të mirë në gjatësi është “dhurata” që drejtuesit kanë menduar për trajnerin  Stefano Pioli. Duke pasur parasysh moshën e tij, ai do të jetë në gjendje të rritet përkrah Ibra dhe Giroud dhe të kthehet në  një alternativë për sulmin e kuqezinjve.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!